Kushtet e Përdorimit
Magus Group Albania sh.p.k.
Adresa: Linze, Nd. 30, H. 31, Ap. 52, Dajti, 1040, Tiranë, Shqipëri
Email: request@busrent.al
Tel: +355 69 202 4511
Faqja zyrtare: www.busrent.al
Neni 1 – Qëllimi dhe Fusha e Zbatimit
1.1. Këto kushte rregullojnë përdorimin e faqes www.busrent.al dhe shërbimeve të ofruara nga Magus Group Albania sh.p.k., në përputhje me Ligjin Nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil”, Ligjin Nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”, dhe Ligjin Nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Shërbimet e Pagesave”.
1.2. Përdorimi i shërbimeve tona nënkupton pranimin e këtyre kushteve.
Neni 2 – Përkufizime
2.1. “Klienti” – çdo person fizik/juridik që bën një rezervim.
2.2. “Rezervimi” – marrëveshja për ofrimin e shërbimit të transportit.
2.3. “Forcë madhore” – ngjarje të paparashikuara jashtë kontrollit të palëve (p.sh., fatkeqësi natyrore, kufizime shtetërore).
Neni 3 – Rezervimet dhe Pagesat
3.1. Rezervimi konsiderohet i konfirmuar vetëm pas pagesës së një kapari ose shumës së plotë, siç bihet dakord me email (Kodi Civil, Neni 659 dhe 660).
3.2. Pagesat janë jo të rimbursueshme, përveç rasteve të forcës madhore, ku bëhet rimbursim minus shpenzimet bankare (Ligji Nr. 9902, Neni 53/1).
3.3. Të gjitha pagesat duhet të përfundojnë të paktën 1 javë para nisjes së shërbimit, përveç rasteve emergjente kur bihet dakord me email.
3.4. Pagesat online janë të mbrojtura nga SSL Encryption dhe procesohen nga ofrues të licencuar (Ligji Nr. 10 433).
3.5. Çmimet janë në EUR, përfshijnë TVSH, karburantin, sigurimet dhe tarifat e kalimit të kufirit.
3.6. Çmimet nuk përfshijnë akomodimin dhe ushqimin e shoferit jashtë Tiranës (€18/vakt), taksat e qytetit, pagesa hyrjeje, biletat e tragetit, taksat e urave, parkimet jashtë Shqipërisë.
Neni 4 – Ndryshimet e Rezervimeve
4.1. Ndryshimet mund të bëhen vetëm me miratimin tonë dhe në varësi të disponueshmërisë.
4.2. Vonesa në nisje nga aeroporti e njoftuar të paktën 12 orë para – ndryshim falas nëse ora e re është më vonë.
4.3. Vonesa të njoftuara më pak se 12 orë – tarifë €15/orë.
4.4. Ndryshime për nisje nga vende jo-aeroportuale – falas.
4.5. Për nisje më herët nga ora e rënë dakord, bëhet rinegocim dhe mund të ketë tarifa shtesë.
Neni 5 – Mjeti dhe Shoferi
5.1. Detajet e mjetit dhe shoferit dërgohen 24 orë para nisjes.
5.2. Mund të ndryshojmë tipin ose modelin e mjetit pa njoftim, duke siguruar kapacitetin e nevojshëm.
5.3. Fotot në faqen tonë janë ilustruese.
Neni 6 – Itinerari dhe Kufizimet
6.1. Klienti nuk mund të ndryshojë itinerarin direkt me shoferin pa konfirmimin tonë me shkrim.
6.2. Ndryshimet e miratuara mund të kenë tarifa shtesë.
Neni 7 – Detyrime Shtesë të Klientit
7.1. Pagesat duhet të mbulojnë edhe komisionet bankare ose tarifat e pagesave online (2.5%).
7.2. Për shërbime jashtë Tiranës, çmimet përfshijnë udhëtimet bosh për kthim.
Neni 8 – Forca Madhore
8.1. Në rast force madhore, pagesa rimbursohet minus shpenzimet bankare.
8.2. Asnjëra palë nuk mban përgjegjësi për vonesa ose anulime për shkak të forcës madhore (Kodi Civil, Neni 604).
Neni 9 – Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
9.1. Çdo mosmarrëveshje fillimisht zgjidhet me ndërmjetësim/arbitrazh sipas Ligjit Nr. 10385, datë 24.02.2011.
9.2. Nëse nuk ka zgjidhje, kompetente mbetet Gjykata e Tiranës.
Neni 10 – Ndryshimet
10.1. Këto kushte mund të ndryshohen dhe do të publikohen në faqen tonë.
10.2. Versioni në shqip është ligjërisht detyrues.

Shërbimet Tona
janë përdorur dhe përdoren nga:
- Operatorë Turistik Incoming
- Operatorë Turistik Outgoing
- Agjensi Turistike
- Grupe Incentive
- Korporata
- Grupe Sportive & Sociale
- Institucione Arsimore
- Institucione Shtetërore
- Kompani Ajrore
- Hotele të Ndryshme
- Agjenci Turistike dhe Operatorë të Huaj
- Ambasada të Huaja në Shqipëri
- Shoqata dhe Organizata
- Organizatorë Konferencash
- Organizatorë Evenimentesh