Shërbimet Tona
Cfarë Ofrojmë

BusRent.al ju vë në dispozicion një gamë të gjërë automjetesh për transportin e udhëtarëve brenda dhe jashë Shqipërisë për të realizuar qëllimet, objektivat dhe nevojat tuaja. Nëse ju nevojiten automjete transporti udhëtarësh, nga 6 vende deri në 65 vende, ne ja u sigurojmë ato automjete me çmimet më të mira në treg dhe në një kohë shumë të shkurtër. Tek ne do të mund te merrni me qera autobusa dhe furgonë me kapacitete te ndryshme për të përmbushur nevojat tuaja të ndryshme; qofshin këto për udhëtime turistike brenda dhe jashtë vendit, apo për organizime të ndryshme ku nevojitet transporti i njerëzve apo personelit.
AUTOBUSA ME QERA
PëR TURIZEM

Për të gjitha agjencitë turistike apo operatorët turistik, ofrojmë autobusa me qera modern, me të gjitha kushtet e nevojshme për një udhetim turistik brenda dhe jashtë vendit. Autobusët janë të të gjitha kapaciteteve dhe kategorive për të plotësuar të gjitha nevojat dhe kërkesat tuaja.
Autobusa me Qera
për Institucione & korporata

Gama e gjërë e bashkëpunetorëve tanë në këtë sektor, na jep mundësinë dhe kapacitetin e nevojshëm për të qënë në lartësinë e duhur me ofertat tona për autobusa me qera për nevojat e institucioneve shtetërore, bizneseve private apo korporatave të ndryshme për nevojat e tyre.
Autobusa me Qera
për Organizime të Ndryshme

Po organizoni një eveniment kulturor, sportiv apo shkencor dhe ju nevojitet transport për pjesemarresit? Ne ju sigurojmë partneritetin e duhur dhe të sigurtë që organizimi juaj të shkojë në mënyre perfekte, duke ju vënë në dispozicion autobusa apo furgonë të të gjitha përmasave.

Shërbimet Tona
janë përdorur dhe përdoren nga:
- Operatorë Turistik Incoming
- Operatorë Turistik Outgoing
- Agjensi Turistike
- Grupe Incentive
- Korporata
- Grupe Sportive & Sociale
- Institucione Arsimore
- Institucione Shtetërore
- Kompani Ajrore
- Hotele të Ndryshme
- Agjenci Turistike dhe Operatorë të Huaj
- Ambasada të Huaja në Shqipëri
- Shoqata dhe Organizata
- Organizatorë Konferencash
- Organizatorë Evenimentesh