Disa Fjalë
Rreth Nesh

BusRent.al është një brand që ka hyrë në tregun shqiptar gjatë fundit të vitit 2017. Eshtë një brand i ndërtuar si rezultat i një kërkimi të gjërë tregu prej më shumë se gjashtë muajsh dhe që përfaqëson dënjësisht misionin për të cilin është ngritur, atë të brokerit të mjeteve të transportit të udhëtarëve në Shqipëri.
Gjatë një kërkimi tregu profesional dhe kontakteve qe kemi pasur me të anektuarit, rezulton nje vakum i madh në sektorin e transportit të udhëtarëve për qëllime të tjera përveç atyre të linjave urbane, interurbane apo ndërkombëtare, dhe stafi ynë, me ndihmën e bashkëpunëtorëve tanë ka si synim eleminimin e këtij vakumi duke ofruar shërbimet e veta dhe ndërmjetësime për qeramarrjen dhe qeradhënien e mjeteve të transportit të udhëtarëve në Shqipëri, për periudha dhe itinerare të paracaktuara.

Shërbimet Tona
janë përdorur dhe përdoren nga:
- Operatorë Turistik Incoming
- Operatorë Turistik Outgoing
- Agjensi Turistike
- Grupe Incentive
- Korporata
- Grupe Sportive & Sociale
- Institucione Arsimore
- Institucione Shtetërore
- Kompani Ajrore
- Hotele të Ndryshme
- Agjenci Turistike dhe Operatorë të Huaj
- Ambasada të Huaja në Shqipëri
- Shoqata dhe Organizata
- Organizatorë Konferencash
- Organizatorë Evenimentesh
